Rubin Hebaj shpallet “Lojtari më i mirë i vitit” në Uzbekistan
Sulmuesi shqiptar Rubin Hebaj është vlerësuar me çmimin “Futbollisti i vitit” në Uzbekistan për vitin 2023. Shkodrani spikati me skuadrën e tij, Fc Andijon, duke shënuar 12 gola në 24 ndeshje të luajtura në kampionat.
Hebaj u transferua nga Teuta tek Andijon në fillim të vitit 2023 dhe arriti që të bëhet protagonist në Uzbekistan, duke bërë për vete me paraqitjet e tij të gjithë specialistët e futbollit në vend, që e votuan si “Lojtari më i mirë i vitit”.
Ndonëse vetëm 25 vjeç, shkodrani ka një karrierë të pasur pasi ka luajtur me disa skuadra të rëndësishme gjatë karrierës së tij si : Vllaznia, Partizani, Teuta, Domzale, Vorskla Poltava apo Shkëndija e Tetovës.