Rudi Vata analizon Vllazninë, fitorja me Egnatian riktheu besimin te kuqeblutë, më pëlqyen Qato dhe Delaj

Fitorja ndaj një rivali direkt si Egnatia, kampione në fuqi dhe kryesuese pas tre javëve, është një sinjal për rivalët që Vllaznia e këtij sezoni e ka seriozisht objektivin e titullit kampion.
Me i spikaturi i ndeshjes Vllaznia-Egnatia, ishin Klinti Qato me atë gol spektakolar, por edhe me rendimentin e dhënë gjatë lojës, por duatrokitje të shumta mori edhe i riu Antonio Delaj, çka tregon vemendjen që drejtuesit po shfaqin ndaj të rinjve.
Sipas specialistit të futbollit Rudi Vata, nëse Vllaznia ecën me këtë ritëm është pretendente serioze për trofe.