Rugani shpëton Juventusin, bardhezinjtë rikthehen te fitorja
Juventusi vuan në shtëpi përballë Frosinones, por në fund arrin që të marrë një fitore, falë golit të shënuar nga Rugani në sekondat e fundit të takimit.
Bardhezinjtë fitojnë 3-2 përballë çocarëve dhe rikthehen te suksesi në kampionat pas 4 ndeshjeve. Vlahovic zhbllokoi sfidën shumë shpejt dhe u duk se djemtë e Allegrit do të arrinin një sukses të lehtë. Por miqtë reagojnë dhe arrijnë të përmbysin rezultatin duke shënuar 2 gola të shpejtë.
Juventusi barazon shifrat me të zakonshmin Vlahovic dhe pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2. Pavarësisht reasteve të krijuara në pjesën e dytë, goli i fitores për vendasit erdhi vetëm në minutën e 95-të. Ishte Rugani ai që realizoi golin e fitores për bardhezinjtë, që tashmë ngjiten në kuotën e 57 pikëve në klasifikim.
Kjo ishte humbja e katërt radhazi në kampionat për Frosinonen, që vazhdon të mbetet pranë zonës së ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.