Rumenige: Për Bekenbauerin organizojmë ceremoninë funebre më të madhe të të gjitha kohërave

Rumenige Per Bekenbauerin

Rumenige Per Bekenbauerin

Bavaria do të nderojë “Perandorin” e futbollit gjerman duke i organizuar atë, e cila mund të konsiderohet si “ceremonia funebre më e madhe të gjitha kohërave”.

Fjalët e Karl-Hainc Rumeniges lënë të kuptohet se Bajerni i Mynihut po organizohet për t’i dhënë lamtumirën legjendës Bekenbauer. Në një prononcim për “Sport Bild”, Rumenige ka bërë me dije se klubi i Bajernit po bën gati “Allianz Arena”-n për të përcjellë drejt banesës së fundit “Perandorin”.

Nga fjalët e 68-vjeçarit mund të kuptohet qartë se ceremonia funebre mund të jetë e hapur për publikun e gjerë dhe duke parë kapacitetin e stadiumit (75,024 ulëse) një premtim i tillë nuk është utopi.    

“Kam biseduar me Uli Hënesin të hënën mbrëma mbi idenë e organizimit të një ceremonie madhështore. Do të takohemi brenda pak orësh për të vendosur se çfarë do të bëjmë”, tha Rumenige.

Bekenbauer ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare në Salcburg, ku jetonte më bashkëshorten e tij, Hajdi dhe dy fëmijët (Xhoel dhe Françeska).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.