murdok
Rupert Murdok (Murdoch), manjati 92- vjeçar i medias australiane, i cili krijoi Fox Neës që e bëri atë një forcë në politikën amerikane, po largohet si udhëheqës i kompanisë mëmë të Fox-it, si dhe aksioneve të tij mediatike News Corp.
Fox tha të enjten se Murdok do të bëhej kryetar emeritus i të dy kompanive, që do të bëhet efektiv në mbledhjet e bordit në nëntor.
Djali i tij, Laklan (Lachlan), do të bëhet kryetar i News Corp dhe do të vazhdojë si shef ekzekutiv i Fox Corp. Laklan Murdok tha se “ne jemi mirënjohës që ai do të shërbejë si kryetar emeritus dhe e dimë se do të vazhdojë të ofrojë këshilla të vlefshme për të dy kompanitë”.
Përveç Fox News, Murdok i cili e filloi ngjitjen me rrjetin e transmetimit të Fox, ishte i pari që sfidoi me sukses Big Three të ABC, CBS dhe NBC, me shfaqje si “The Simpsons”. Ai është pronar i The Wall Street Journal dhe New York Post.
Fox News Channel ka influencuar thellësisht në televizionin dhe politikën e kombit që nga fillimi i tij në 1996, duke e bërë Murdok një hero për disa dhe i keq për disa të tjerë. Rrjeti 24-orësh konvertoi fuqinë dhe energjinë e radio bisedave politike në televizion. Brenda gjashtë viteve, ajo tejkaloi CNN dhe MSNBC.
Por ky vit ka qenë një vit i vështirë për Fox, i cili u detyrua të paguante 787 milionë dollar për të zgjidhur një padi për shpifje, në lidhje me mbulimin e pretendimeve të rreme pas zgjedhjeve presidenciale të 2020. Menjëherë pas kësaj, Fox shkarkoi personalitetin e saj më të njohur, Tuker Karlson (Tucker Carlson).
Murdok u zotua në një letër drejtuar punonjësve se do të mbetej i angazhuar në Fox. AP
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.