Rusi  Kokunov do të ekstradohet, u arrestua në gusht të vitit të kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit 

Rusi Igor Kokunov i cili u arrestua në gusht të vitit të kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër do të ekstradohet.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la sot  në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës e cila i dha dritë jeshile ekstradimit të tij.

Kokunov ishte shpallur në kërkim nga interpol Moska pasi po hetohet për akuzën ‘marrje e një pozicioni më të lartë në hierarkinë kriminale ndërsa u arrestua në Muriqan më 26 gusht 2023

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moskë, referuar vendimit penal administrativ dhënë nga Gjykata e Moskës më datë 18.02.2022. Gjykata ruse ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrja e një pozicioni më të lartë në hierakinë kriminale”

Më 14 nëntor 2023 Gjykata e Shkodrës e pranoi kërkesën për të lejuar ekstradimin. Vendimi u ankimua në Apel nga rusi Kokunov, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe refuzimin e ekstradimit në Federatën Ruse.

Kështu i hapet rruga ekstradimit të tij në Moskë. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë.

Vendimi në Gjykatën e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm u mor nga gjyqtarja Lutfije Celami.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.