Rusi, opozita paralajmëron protesta/ Ish-udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny u …
Rusi, opozita paralajmëron protesta/ Ish-udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny u la me 19 vjet të tjera në burg
Partitë opozitare në Rusi kanë paralajmëruar protesta për të kundërshtuar vendimin e gjykatës së marrë një ditë më parë ndaj ish-udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Kjo pasi Navanli u dënua u dënua me 19 vjet burg. Ai u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste.
Navanli dikur udhëhoqi protestat kundër presidentit rus, Vladimir Putin, ndërtoi një opozitë politike mbarëkombëtare dhe zbuloi detaje të stilit të jetesës së korruptuar të zyrtarëve të Kremlinit.
Si hakmarrje, Rusia e ka dënuar atë me tre dekada burg, një afat që do ta mbajë kritikun e Kremlinit pas hekurave dhe jashtë politikës për sa kohë që Putini të jetë gjallë.
Navalny po vuante tashmë një dënim prej 11 vitesh e gjysmë për mashtrim dhe akuza të tjera që ai i ka përshkruar si të rreme.
Mbështetësit e tij e konsiderojnë Navalny-n si një version rus të Nelson Mandelës së Afrikës së Jugut, i cili një ditë do të lirohet nga burgu për të qeverisur vendin.