Rusi-Ukrainë shkëmbejnë të burgosurit, Moska i dorëzoi Kievit edhe trupa të ushtarëve të vrarë

Rusia njoftoi se ka shkëmbyer 95 ushtarë ukrainas që ishin mbajtur robër në atë vend, me 95 ushtarëve rusë të arrestuar nga Kievi. Shkëmbimi i  të  burgosurve erdhi përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. “Si rezultat i procesit negociues, 95 ushtarë rusë u kthyen nga Ukraina” –  tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Moska bëri të ditur se po ashtu ka dorëzuar 95 ushtarë ukrainas, që ishin të burgosur të luftës. Pavarësisht armiqësive që po vazhdojnë, Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer qindra të burgosur që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të gjerë të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. Shpesh, marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve janë ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite apo Turqia.

Më herët Kievi tha se ka marrë trupat e 501 ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve me forcat ruse, kryesisht në lindje të Ukrainës. Ndërsa zyrtarët rusë thanë se kanë marrë trupat e 89 ushtarëve të vrarë në Ukrainë.

Shkëmbimi i të burgosurve dhe i viktimave të luftës erdhi dy ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prezantoi “planin e tij të fitores” para liderëve udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ku kërkon të marrë një ftesë të menjëhershme për t’u anëtarësuar në Aleancën ushtarake. Aleatët e NATO-s thonë se Kievi nuk mund të bëhet anëtar ndërsa është në luftë dhe është përqendruar në ofrimin e mbështetjes që i nevojitet ushtrisë ukrainase për të fituar luftën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.