Rusia arreston shtetasin uzbek “të rekrutuar nga Ukraina” për vrasjen e gjeneralit Igor Kirillov

Shërbimi rus i sigurisë thotë se një 29-vjeçar nga Uzbekistani është arrestuar për vrasjen e gjeneralit të lartë rus Igor Kirillov dhe ndihmësit të tij në Moskë.

Gjenerali Igor Kirillov, kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike (NBC), ishte jashtë një blloku banimi herët të martën kur një pajisje shpërthyese e fshehur në një skuter u aktivizua nga distanca.

Shërbimi rus i sigurisë tha se i dyshuari ishte rekrutuar nga inteligjenca ukrainase, transmeton RTSH.

Një burim ukrainas i tha BBC-së të martën, se vrasja ishte orkestruar nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës.

Burimi ukrainas i sigurisë tha se Kirillov – i cili ishte shefi i armëve kimike të Rusisë – ishte “një objektiv legjitim” dhe pretendoi se kishte kryer krime lufte.

Të hënën, një ditë para vrasjes, Ukraina akuzoi Kirillov, 54 vjeç, në mungesë, duke thënë se ai ishte “përgjegjës për përdorimin masiv të armëve kimike të ndaluara”.

Qendra e marrëdhënieve me publikun e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), tha të mërkurën se 29-vjeçari i arrestuar ishte “dyshuar për kryerjen e një sulmi terrorist”.

Një deklaratë tha se gjatë “marrjes në pyetje ai shpjegoi se ishte rekrutuar nga shërbimet speciale të Ukrainës”.

Ai shtoi se me udhëzimet e Ukrainës, mbërriti në Moskë dhe mori me qira një veturë për të monitoruar rezidencën e Kirillov.

Vendosi pajisjen shpërthyese në një skuter elektrik, të cilin e parkoi në hyrje të ndërtesës së banimit ku jetonte Kirillov, tha FSB.

Inteligjenca ruse tha se të dyshuarit i ishte “garantuar” një shpërblim prej 100,000 dollarësh, dhe udhëtim në një vend evropian për qëndrim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.