Rusia bllokon 81 media evropiane në territorin rus. Franca vendi më i prekur

Rusia ka bllokuar 81 media të vendeve perëndimore në 25 vende të BE-së për të aksesuar në vendin e saj  

Rusia ka bllokuar aksesin në territorin e saj në portalet e internetit të disa mediave evropiane, duke përfshirë mediat italiane Rai, La7, La Repubblica dhe La Stampa. Vendimi erdhi si përgjigje ndaj masave të ngjashme të marra nga BE kundër mediave ruse pas luftës në Ukrainë si Ria Novosti, Izvestia dhe gazeta Rossiyskaya.

Agence Europe, Politico dhe Euobserver janë pjesë e mediave të bllokuara.

Vendi ku shumica e mediave janë vënë në shënjestër është Franca, me 9 të tilla duke përfshirë LCI, Le Monde, La Croix, Liberation dhe AFP. Mediat gjermane që janë prekur nga kufizimet janë Der Spiegel, Die Zeit dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në Spanjë, El Mundo, El País, agjencia Efe dhe stacioni publik i radios dhe televizionit RTVE. Në Hungari, e udhëhequr nga aleati Viktor Orban, u vu në shënjestër vetëm një media, faqja e lajmeve 444.hu.

“Në përgjigje të vendimit të marrë nga Këshilli i BE-së më 17 maj për të ndaluar ‘çdo aktivitet transmetimi’ në tre media ruse (RIA Novosti, Izvestia dhe Gazeta Rossiyskaya) që hyn në fuqi sot, më 25 qershor, ne po ndërmarrim hapa kundër kufizimeve të aksesit të futur nga territori i Federatës Ruse në burimet transmetuese të mediave të shumta të vendeve anëtare të BE-së dhe operatorëve në të gjithë Evropën që transmetojnë sistematikisht informacione të rreme për kryerjen e operacionit special ushtarak që po zhvillohet në Ukrainë.

Rusët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe në nivele të ndryshme se ngacmimet e motivuara politikisht ndaj gazetarëve dhe ndalimet e pabazuara ndaj mediave ruse në BE nuk do të kalojnë pa u vënë re. Pavarësisht kësaj, Brukseli dhe kryeqytetet e vendeve të BE-së kanë zgjedhur të marrin rrugën e përshkallëzimit, duke e detyruar Moskën të miratojë kundërmasa të pasqyruara dhe proporcionale me një ndalim tjetër të paligjshëm. Përgjegjësia për një zhvillim të tillë varet vetëm nga udhëheqja e Bashkimit Evropian dhe vendeve që mbështetën këtë vendim”, theksoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.