Gazetari amerikan, Evan Gershkovich është dënuar me 16 vjet burg pasi u shpall fajtor për spiunazh në një gjyq që shihet gjerësisht si i motivuar politikisht.
Gazetari i Wall Street Journal u arrestua dhe u ndalua fillimisht në mars të vitit 2023, pasi Rusia pretendoi se ai kishte “mbledhur informacion sekret” me urdhër të CIA-s.
Prokurorët rusë kishin pretenduar se ai kishte mbledhur informacione sekrete me urdhër të CIA-s për një kompani që prodhon tanke për luftën e Moskës në Ukrainë.
Gazetari i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe në një deklaratë të enjten Wall Street Journal e quajti gjyqin një “mashtrim të turpshëm”.
Uashingtoni akuzon Rusinë se e mban atë si mjet pazaresh, për t’u përdorur për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve me shtetas rusë në burgjet e huaja./ BBC
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.