Rusia dhe Kina konfirmojnë aleancën e fortë, Putin takohet me Xi Jinping në Pekin

rusi kine

rusi kine

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjendet që nga e marta në Pekin, vizitë që vë në pah mbështetjen e Kinës për Moskën gjatë luftës së saj kundër Ukrainës, si dhe mbështetjen ruse për përpjekjet e Kinës për të zgjeruar ndikimin ekonomik dhe diplomatik jashtë vendit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Të dy shtetet kanë krijuar një aleancë joformale kundër Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera demokratike, aleancë që tani është ndërlikuar për shkak të luftës Izrael-Hamas. Kina ka synuar që të ketë balancë në raportet e saj me Izraelin kundër marrëdhënieve të saj me Iranin dhe Sirinë, dy shtete që fuqishëm e mbështesin Rusinë. Me këtë të fundit, Kina ka lidhur raporte për arsye ekonomike, por edhe për të sfiduar ndikimin e Uashingtonit në Lindje të Mesme.

Vizita e Putinit në Kinë po bëhet po ashtu për të treguar mbështetje për nismën e presidentit kinez, Xi Jinping. Nisma “Brezi dhe Rruga” përqendrohet në ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e ndikimit të Kinës në botë.

Në një intervistë për median shtetërore kineze, Putin lavdëroi projektet masive, por tërthorazi i lidhi ato me nismën “Brezi dhe Rruga”.

Putin është në mesin e të ftuarve të nivelit të lartë që janë mbledhur në Kinë për të shënuar 10-vjetorin e nismës “Brezi dhe Rruga”, që është zgjeruar në shtete sikurse Zambia dhe Sri Lanka, të cilat kanë marrë borxhe të mëdha nga Kina për të ndërtuar rrugë, aeroporte dhe projekte të tjera. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka lavdëruar politikën e Kinës për të sjellë zhvillim në zonat e neglizuara.

I pyetur të premten për vizitën e tij, Putin tha se do të bisedojë për projektet e lidhura me nismën Brezi dhe rruga. Lideri rus tha se Moska dëshiron të bashkohet me ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore në përpjekje “për të arritur synime të përbashkëta të zhvillimit”.

Putin dhe Xi po ashtu pritet të diskutojnë për lidhjet në rritje ekonomike midis Moskës dhe Pekinit në fushën e energjisë, të teknologjisë së lartë dhe industrive financiare.

Vetëm disa javë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar, Putin u takua me presidentin kinez në Pekin dhe të dy liderët nënshkruan një marrëveshje për raporte pa kufi.

Kina ka tentuar që ta paraqesë veten si një ndërmjetëse neutrale të paqes në luftën e Rusisë dhe Ukrainës, por gjerësisht është refuzuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Xi ka vizituar Moskën në mars. Kina ka dënuar sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

( Marrë nga Radio Evropa e Lirë )

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.