Rusia fut Yulia Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”

Shërbimi vëzhgues financiar i Rusisë, Rosfinmonitoring, shtoi Yulia Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.

Dy ditë më parë, një gjykatë në Moskë lëshoi një fletarrestim për Navalnayan, duke e akuzuar figurën opozitare në mërgim për pjesëmarrje në një “organizatë ekstremiste”.

Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj, Aleksei Navalny, kundërshtarit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vdiq në një burg në Arktik në shkurt. Navalnaya u fut gjithashtu në listën e zezë të Rusisë më 9 korrik.

Dy javë më parë, Navalnaya u zgjodh kryetare e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Nju Jork, e cila është e përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Organizatat e Navalnyt janë të jashtëligjshme në Rusi dhe janë të shpallura “ekstremiste” dhe gjenden në listën e “terrorizmit” të shtetit.

Navalnaya, ekonomiste, kishte qëndruar pranë bashkëshortit të saj i cili organizoi protesta masive në Rusi, kishte qenë bashkë me të edhe kur ai u largua nga Rusia për t’u trajtuar nga një helmim më 2021, duke e ditur se me t’u kthyer ai do të arrestohej. Pas vdekjes së tij, Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj nga jashtë vendit citon REL.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.