Rusia godet Kievin- Polonia thirrje aleatëve për më shumë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë
Ministri i Jashtëm polak ka bërë thirrje aleatëve që të dorëzojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë për ta ndihmuar të shenjëstrojë vendet e nisjes dhe qendrat e komandës mes një vale të re sulmesh ruse.
Një breshëri sulmesh me raketa vdekjeprurëse të martën goditi ndërtesat e banimit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe qytetin verilindor të Kharkiv, me pesë të vdekur dhe dhjetëra civilë të plagosur.
Ndaj kryediplomati i Polonisë, Radosław Sikorski, nëpërmjet mediave sociale tha se Perëndimi duhet të përgjigjet si Putin.
Polonia është ndër aleatët më të vendosur të Ukrainës, për t’i ofruar mbështetjen politike për vendin fqinj.
Sikorski tha gjithashtu se përgjigja ndaj Rusisë që godet Ukrainën duhet të përfshijë shtrëngimin e sanksioneve perëndimore kundër Moskës në mënyrë që ajo të mos mund të prodhojë armë të reja me komponentë kontrabandë.