“Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s”, Putin i përgjigjet Biden: Marrëzi
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, mund të sulmojë më pas një vend të NATO-s. Putin e konsideroi paralajmërimin e Biden “një marrëzi”, teksa tha se Rusia nuk kishte asnjë interes të luftonte me aleancën ushtarake perëndimore.
“Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë. Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik apo ushtarak, për të luftuar me vendet e NATO-s,” tha Putin.
Biden, në një fjalim që synonte të lehtësonte bllokimin në Kapitol Hill dhe të bindte republikanët të mbështesin ndihmën e mëtejshme për Ukrainën, tha: “Nëse Putin merr Ukrainën, ai nuk do të ndalet me kaq. Putini do të sulmojë një vend të NATO-s dhe më pas ne do të shkojmë drejt diçkaje që nuk e kërkojmë: trupat amerikane që luftojnë trupat ruse“, tha Biden./ The Guardian