Rusia shton këngëtaren ukrainase fituese të Eurovizionit në listën e personave të kërkuarve

Jamala

Jamala

Rusia ka vendosur këngëtaren ukrainase, që fitoi  Eurovizionin në vitin 2016 ,në listën e kriminelëve të kërkuar.

Jamala, emri i plotë i së cilës është Susana Jamaladynova, është “në listën e kërkuar për akuza penale”, raportoi media shtetërore ruse TASS.

Sipas TASS, akuza mund të lidhet me shpërndarjen e lajmeve të rreme për ushtrinë ruse.

Jamala u shtua në listën e artistëve ukrainas të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi për 50 vjet në prill 2022. Në vitin 2016, ajo  fitoi Eurovizionin me një këngë ku flitej për deportimin nga Moska të anëtarëve të grupit të saj etnik të Krimesë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jamala tha se ajo e shkroi këngën sepse ishte frymëzuar nga një histori që stërgjyshja i kishte treguar për dëbimin e familjes së saj dhe të tjerëve në Krime.

Performanca e këngës, e quajtur “1944”, u konsiderua një qortim i fortë ndaj shtytjes ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2014 në Ukrainë, kur Rusia aneksoi Krimenë.

Media shtetërore ruse e quajti atë anti-ruse dhe Moska tha se shkelte rregullat e Eurovizionit./ CNN

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.