Lajme

Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare. Hasani: Misionet diplomatike nuk preken. BE: Barbari e Putinit

Ambasada shqiptare në Kiev dhe 5 ambasada të shteteve të tjera janë dëmtuar gjatë bombardimeve ruse. Sulmet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, ku sulmet kanë rrezikuar jetën e personelit diplomatik.

Nga shpërthimet raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar ashpër këto sulme, duke e cilësuar aktin si një shkelje të rëndë të parimeve të diplomacisë ndërkombëtare.

“Ky është një sulm ndaj mbrojtjes së personelit diplomatik dhe paprekshmërisë së misioneve diplomatike, principe që duhet të respektohen dhe zbatohet pa asnjë përjashtim’, thuhet në reagimin e ministrisë.

Për sulmet ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen duke e cilësuar si një sulm barabar ndaj misioneve diplomatike që nuk janë shënjestruar kurrë nga konfliktet.

“Raketat ruse dëmtuan ambasadën portugeze në Kiev. Asnjë përfaqësi diplomatike nuk duhet të jetë në shënjestër apo edhe të ndikohet. Ky është një tjetër sulm barbar i Rusisë ndaj objektivave civile që nuk tregon gatishmëri për paqe. Unë shpreh solidaritetin tim të plotë me stafin diplomatik”, tha Von der Leyen

Edhe përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas u shpreh se Putin po shpërfill të drejtën ndërkombëtare.

“Një tjetër sulm i tmerrshëm rus kundër Kievit. Kësaj radhe në një ndërtesë ku ndodhet Ambasada e Portugalisë dhe disa shërbime të tjera diplomatike. Mospërfillja e Putinit për të drejtën ndërkombëtare arrin lartësi të reja”, shkruan ajo në platformën X.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

1 hour ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

1 hour ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

1 hour ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

18 hours ago

This website uses cookies.