Categories: BotaLajme

Rusia vendos ndalimin e eksportit të karburanteve ndaj vendeve të tjera

Qeveria ruse ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të eksporteve të karburanteve drejt gjithë vendeve të tjera, përveç katër shteteve ish sovjetike, në mënyrë që të shmanget mungesa së këtyre produkteve në treguan vendas. 

Ndalimi, i cili nuk do të vlejë për Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Kirgistanin, synon të maturojë tregun e karburanteve dhe të ulë çmimet për konsumatorët vendas, thuhet në një deklaratë të qeverisë .

Ministria e Energjisë thotë se masa gjithashtu do të parandalojë eksportet e padeklaruara të karburanteve.  Gjatë muajve të fundit, rusët janë përballur me problem në furnizimin me naftë dhe benzinë.

Çmimet e shumicës janë rritur ndjeshëm, megjithëse për çmimet e pakicës është vendosur një kufi . Më e prekuri është jugu i vendit, ku karburantet janë jetësore për mbledhjen e të korrave.

Tregtarët thonë se tregu i karburanteve është goditur nga faktorë ku përfshihet mirëmbajtja e rafinerive të naftës apo edhe dobësimi i monedhës vendase, rublës. Vitin e shkuar, Rusia eksportoi rreth 7,8 milionë fuçi naftë në ditë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Lisha: Gratë dhe të rinjtë, në qendër të programit tim / Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër takim me punonjëset e një fasonerie

Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Valbona Quku Lisha, zhvilloi takimin e radhës elektoral në…

45 minutes ago

Bejleri: Shkodra Qendër Universitare / Kandidatët për deputetë të PS- së, takim me pedagogët e UNISHK

Me investimet dhe vemendjen qe po merr Shkodra, qyteti ynë,  synojmë të kthehet në një…

51 minutes ago

Krimet zgjedhore- SPAK: 115 kallëzime, 35 procedime penale të regjistruara

115 kallëzime për krime zgjedhore janë regjistruar në SPAK nga partitë politike, qytetarët, Platforma Online,…

1 hour ago

Hidhet shorti “Final 4” për vajza

U hodh sot në “Shtëpinë e Futbollit” shorti i fazës “Final 4” për vajza, ku…

1 hour ago

Quku: Gratë dhe të rinjtë, në qendër të programit tim / Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër takim me punonjëset e një fasonerie

Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Valbona Quku Lisha, zhvilloi takimin e radhës elektoral në…

1 hour ago

Beci: Ekipi i punëve të mira për Shkodrën / Kandidatët e PS-së takime me banorët në sheshin “Prek Cali”

Kandidatët e Partisë Socialiste kanë vijuar takimet me banorët e Shkodrës.  Kësaj radhe takimi u…

2 hours ago