Rutte: NATO duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte është shprehur se Aleanca duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën. Teksa paralajmëron se Ukraina mund të përballet me dimrin e saj më të ashpër që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, Rutte tha se NATO duhet të shtojë mbështetjen ushtarake që t’i jepet fund kësaj lufte.
“NATO duhet dhe do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën. Rusia vazhdon të kryejë sulme masive kundër infrastrukturës kritike të energjisë të Ukrainës. Ukraina mund të përballet me dimrin e saj më të ashpër që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë. Sa më shumë mbështetje ushtarake të japim, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë,” tha Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Finlandës Alexander Stubb.
Rutte, i cili mori detyrën si shefi i NATO-s, zhvilloi një vizitë në Kiev javën e kaluar, ku vlerësoi situatën në terren dhe diskutoi ndihmën e mëtejshme të NATO-s me zyrtarët ukrainas. Rutte pranoi se situata në fushën e betejës mbetet “e vështirë” për Ukrainën, veçanërisht pasi forcat ruse përparojnë në rajonet lindore.