Lajme

Rutte paralajmëron SHBA-të: Do përballeni me ‘kërcënim të tmerrshëm’ nëse bëni lëshime për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte,  ka paralajmëruar presidentin e ri të Amerikës,  Donald Trump se, “SHBA do të përballej me një “kërcënim të tmerrshëm” nga Kina, Irani dhe Koreja e Veriut nëse Ukraina detyrohet të bëjë lëshime për t’i dhënë fund luftës së saj me Rusinë”.

Në këtë mënyrën, Rutte duke folur për ‘Financial Times’ u deklarua se duhet të ketë një “marrëveshje të mirë” për Ukrainën kur të vijë koha për të negociuar me Rusinë dhe bëri thirrje që SHBA të vazhdojë mbështetjen ushtarake ndërkohë.

Trump ka premtuar se do t’i japë fund të shpejtë luftës në Ukrainë dhe aleatët e tij kanë sugjeruar se ai mund të mbështetet në Kiev për t’i ofruar territor Rusisë në këmbim të një armëpushimi.

Megjithatë, mbështetësit e Ukrainës duke përfshirë dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer kanë argumentuar se Perëndimi duhet të vazhdojë të furnizojë me armë.

Paketa e re e ndihmës

Të hënën në mbrëmje, Sir Keir pranoi për herë të parë se lufta do të përfundonte me një zgjidhje të negociuar. Fjalimi i tij në banketin e Lord Mayor erdhi disa orë pasi Joe Biden autorizoi një paketë të mëtejshme ndihme ushtarake.

Rutte, i cili u takua me Trump dhe ekipin e tij të politikës së jashtme më 23 nëntor për të diskutuar “një sërë çështjesh të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca”, tha se ai e kishte paralajmëruar presidentin e zgjedhur për një fund të mprehtë të luftës gjatë diskutimit të tyre.

“Ne nuk mund të kemi një situatë më të qetë ku përballë nesh janë, Kim Jong-u, liderin rus dhe Xi Jinping apo dhe Iranin, nëse arrijmë në një marrëveshje që nuk është e mirë për Ukrainën ,” tha ai për FT.

“Ky do të jetë një kërcënim i tmerrshëm i sigurisë jo vetëm për Evropën, por edhe për SHBA-në.”

Ndërhyrja e Rutte sugjeron se NATO dhe vende të tjera perëndimore mund të përpiqen të bindin zotin Trump që të vazhdojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën duke argumentuar se është në interesin e Amerikës ta bëjë këtë.

Disa nga ekipi kryesor i Trump kanë thënë se besojnë se Ukraina është një problem evropian dhe se fokusi i SHBA-së duhet të jetë në Kinë dhe Iran.

Përpjekja e zotit Rutte për të lidhur çështjet globale mund të jetë bindëse, pavarësisht kundërshtimit ndaj niveleve të larta të shpenzimeve ushtarake në Ukrainë brenda Partisë Republikane.

Zoti Trump tashmë u ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e brendshme ushtarake në 3 për qind të PBB-së, një rritje prej 50 për qind nga niveli aktual.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

3 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

3 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

3 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

3 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

3 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

3 hours ago

This website uses cookies.