Categories: LajmeEkonomi

“Ryanair” në Shqipëri, Mete: Po kthehemi në destinacion të rëndësishëm turistik!

“Ryanair” , kompania e njohur e fluturimeve me kosto të ulët, do të nisi nga java e ardhshme fluturimet zyrtare në Shqipëri, njofton ATSH. 

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast mori pjesë dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Ryanair”, Michael O’Leary .

Ministri Mete vlerësoi nisjen e operimit të kompanisë “Ryanair” në Shqipëri, e cila deri në fund të vitit 2023 ka parashikuar rreth 200 fluturime në javë, në 17 destinacione, ndërsa do të krijojë rreth 1 mijë vendeve të reja pune.

“Ardhja e një kompanie si “Ryanair”, një emër me kaq eksperiencë në industrinë evropiane të aviacionit, pritet të sjellë më shumë diversifikim, mundësi dhe sigurisht në rastin konkret edhe më shumë destinacione të reja për fluturime direkte me Tiranën, siç janë Bukureshti dhe Praga”, tha Mete.

Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi faktin se turizmi në vend ka njohur rritje gjatë këtij viti dhe Shqipëria është kthyer tashmë në një destinacion të preferuar thuajse gjithëvjetor.

Sipas shifrave më të fundit të INSTAT, për periudhën 9-mujore vendin e kanë vizituar rreth 8.3 milionë turistë, ndërsa muaji shtator u mbyll me 1.1 milionë vizitorë të huaj, ose rreth 45 % më shumë se vitin e kaluar.

Po ashtu, shifrat e EUROSTAT e renditën Shqipërinë në vend të parë në Evropë sa i takon rritjes së numrit të fluturimeve tregtare në periudhën qershor-shtator, një rezultat impresionues, me gjithsej 19.300 fluturime, ose 27.8 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e numrit të pasagjerëve, tha Mete, ka shtuar konkurrencën dhe interesin e kompanive “low cost” që të operojnë në Shqipëri, duke rritur numrin e fluturimeve dhe prania e tyre tregon se vendi po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik.

Ministri Mete u shpreh se “qeveria synon të mbështesë dhe zhvillojë më tej infrastrukturën aeroportuale dhe ndërlidhjet e saj me rrjetet rrugore dhe hekurudhore, ashtu siç do të jenë në vëmendje të gjitha shërbimet mbështetëse që lidhen me industrinë e turizmit”.

Operimi i kompanisë “Ryanair”, përfundoi Mete, do ta theksojë edhe më tepër imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik.

Marrë nga ATSH

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

4 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

4 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

4 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

4 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

6 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.