Sa humbasim nga humbjet e energjisë elektrike? 

humbjet e energjise elektrike

humbjet e energjise elektrike

Janë më shumë se sa 327 milion kilovatorë energji elektrike që i humbasim në rrjet, që do të thotë se nuk arkëtojnë asnjë qindarkë në buxhetet e kompanive publike të energjisë.

Kanë ardhur çdo vit në rënie, por asnjëherë nuk janë eleminuar. Humbjet për këtë periudhë janë të barabartë me prodhimin e të gjithë hidrocentraleve private dhe koncensionare, që prodhuan 346 milionë kilovatorë. 

Shifrat i bën të njohura Instituti Kombëtar i Statistikave.
 

Sipas bilancit të energjisë elektrike të bërë publik nga ky institucion, humbjet në transmetim, do të thotë nga OST, janë ulur me 2,4 %, humbjet në shpërndarje janë rritur me 0,3 %. Humbjet teknike në shpërndarje, pra nga OSHEE, kanë shënuar një rritje me 4,1 %, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 9,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022.

Çfarë do të thotë kjo?

Shqipëria prodhoi 1,6 miliardë kilovatorë energji, ose 17,5 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por edhe importoi 755 milionë kilovatorë energji elektrike. Do të thotë se kishim gati për konsum rreth 2,4 miliardë kilovatorë energji. Më shumë se 450 milionë kilovatorë i eksportuam, pra i shitëm, duke na mbetur në përdorim rreth 2 miliardë kilovatorë.

Humbjet e shënuara, edhe shumë të të vogla se një dekadë më parë, janë shqetësuese për bilancet e kompanive të prodhimit e të shpërndarjes së energjisë elektrike. Këto humbje bëhen me të pa menaxhueshme, po të kujtojmë se qeveria ka vendosur pezullim të investimeve, për shkak të emergjencës në furnizim, e cila pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti.

Në vitin 2024 ministria përgjegjëse për energjinë ka planifikuar të financojë  rreth 530 milionë dollarë ose 2,2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për infrastrukturën dhe energjinë.  Investimet në infrastrurën e shpërndarjes kanë mungguar në vite. Kemi rrjetin e shpërndarjes me 28 mijë km me 38 vite jetëgjatësi. Kemi 6 mijë transformator nga rreth 11 mijë në të gjithë vendin që kanë 35 vite punë pa u ndërruar dhe patjetër që do të japin avari. Dhe humbjet e energjisë janë pikërisht në këtë mungesë investimesh, që nuk ka dritë jeshile as në 2024. 
Mbulimin e humbjeve në rrjetin e tij, Operatori i Sistemit të Transmetimit e siguron përmes një procedure standarde të përcaktuar në një kontratë paraprake me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Gazetar Bardhi Sejdarasi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.