Categories: Lajme

Sa i ndryshon njerëzit pushteti? Ndoka: Tjetërsohesh si njeri, është i rrezikshëm

A e ndryshon pushteti njeriun? Kjo pyetje u trajtua në emisionin e sotëm “Jetë Shqiptare” mes të ftuarve, politikanit Nard Ndoka, psikologes Jonida Haxhiu, pedagoges Xhoi Jakaj dhe botueses Loreta Berhami.

Të ftuarit janë shprehur se pushteti e ndryshon njeriun dhe i nxjerr në pah anë të errëta të tyre.

Ndoka u shpreh se pushteti është shumë i rrezikshëm, ndërsa solli dhe disa shembuj të politikanëve, të cilët në lupën e tij, janë transformuar nga pushteti.

Padiskutim që pushteti i ndryshon të gjithë njerëzit. Ka një lloj ndryshimi të dukshëm. Një pjesë të tyre i tjetërson fare. Kjo është çështja e formimit dhe karakterit, dy elementët kryesor në tjetërsimin e një personi. Pushteti është i rrezikshëm, kjo është evidente. E kalojnë masën e autoritetit dhe e kthejnë disi në diktaturë.

Berisha u zgjidh president dhe kaloi në një lider që shfaqi në autoritet me pasoja për vendin, demokracinë. Këto bashkë bënë që një lider iu krijuar në mënyrë artificiale krijon kosto për vendin. Po ashtu dhe z. Nano, në dukje një lider liberal por u kthye në grotesk. Apo z. Basha një autoritet i marrë në mënyrë artificiale që për karrigen e tij rrënoi anëtarët e partisë së vetë. Dhe z. Rama që meriton një studim”, u shpreh Ndoka.

Ndërsa për pedagogen Jakaj, pushteti nxjerr në pah pikat e dobëta të një individi. Ajo u shpreh se më shumë janë gratë ato që tjetërsohen nga pushteti.

“Në tërësi mendoj që thuhet se të gjithë njerëzit i ndryshon, unë mendoj se janë po ata por shfaqin pika të dobëta kur marrin pushtet. Të krijohet ideja se ky person ndryshon sapo merr pushtet dikush. Mbase para familjarëve, miqve, një rrethi të ngushtë ti dukesh sikur ndryshon, por kur ke marrë një detyrë ngarkohesh e shfaqesh si njeri i ndryshuar.

Më shumë tjetërson gratë. Për shkak të të pasurit një jetë shumë sociale, por në momentin që merr një detyrë të rëndësishme, janë elementë që të bëjnë të tërhiqesh nga jeta publike”, tha Jakaj.

Haxhiu u shpreh se në role të ndryshme, individët sillen në mënyra të ndryshme. Baza, terreni i problemeve psikologjike, sipas Haxhiut, pushteti i ndihmon të dalin në pah.

Pushteti na ndryshon, ndryshon gjithë dinamikën e jetës së një personi. Por ka karakteristika individuale. Në role të ndryshme, sillemi në mënyra të ndryshme. Patjetër që në pozicionin drejtues, kur kemi pushtet, priremi të sillemi ndryshe.

Patjetër që ne jemi ndryshe dhe autoriteti, pushteti ndonjëherë shfaqet në mënyrë më të vrazhdë, por ka dhe individë që pushtetin e përdorin, i përmbushin detyrimet në mënyrën më të përshtatshme dhe harmonike të mundshme”, tha Haxhiu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

11 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

11 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

11 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

11 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

11 hours ago

This website uses cookies.