Sahatçija i Shkodrës vazhdon traditën / Prej 54 vitesh Besnik Sahatçija ushtron zanatin e orëndreqësit

sahatcia
E quajnë Besnik Sahatçija, dhe si për rastësi mbiemri i tij përkon edhe me zanatin që ushtron prej një jete, atë të orëndreqësit. Punon çdo ditë pa u ndalur njëjtë si tik-taket e orës. E ka nisur këtë zanat qëkurse ishte fëmijë, asokohe 12 vjeç për të mos iu ndarë më sot e kësaj dite…Është e vjetër tradita e familjes Sahatçija në këtë zanat dhe Besniku i përket brezit të gjashtë që vazhdon ta ruajë atë me fanatizëm.Përcjelljen e këtij zanati tek i biri Besniku e ka ndjerë gjithmonë si një detyrim moral ndonëse e pranon se interesi për ta ushtruar nuk është në nivelin e dëshiruar.Ndjen keqardhje kur e mendon faktin se ky zanat po shkon drejt zhdukjes.Ky zanat ka vështirësinë e vet por në fund të ditës veç lodhjes ndjen edhe kënaqësinë shpirtërore që i fal puna, të cilën e ushtron plot pasion…