“Sahati i Shkodrës” rinis tik- tak- un, prej 30 vitesh një nga simbolikat e qytetit nuk ishte funksional
Shkodrës i është kthyer sahati pas 3 dekadash, një nga simbolikat e qytetit që prej vitesh nuk ishte funksionale.
Ka qenë një iniciativë e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci , cili ka kërkuar që kjo vepër të rivihej në funksion ndërkohë që gjatë verifikimit u gjet mekanizmi i orës mbi 120 vjeçare.
Petrit Bilali një prej kontribuesve ndjehet I lumtur për rikthimin e Sahatit të Shkodrës në gjendje pune.
Sahati i Shkodrës i dha emrin krejt zonës, duke shëbyer si toponim për shkodranë dhe vizitorë. Mekanizmi 120-vjeçar i sahatit, tashmë do të ruhet në muzeun e Shkodrës teksa qytetit i është rikthyer funksional një nga simbolet e tij.