“Sahati i Shkodrës” së shpejti funksional, mekanizmi 120-vjeçar do të vendoset në Muzeun Historik të Shkodrës

E ndërtuar në fundvitet 80-të, toponimi “Kulla e sahatit” është një nga toponimet më të njohura në Shkodër. Në katin e 6-të të kësaj kulle, nisi të funksiononte një “sahat muri” siç quhen në gjuhën teknike. Jeta e tij ishte e shkurtër, teksa ka mëse 30 vite që ai nuk funksionon.

Një iniciativë e kryebashkiakut Benet Beci e solli në vëmendje sërish dhe në bashkëpunim me specialistë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ka nisur puna për rikthimin funksional të Sahatit të Shkodrës. Sipas specialistit Petrit Bilali, mekanizmi aktual i sahatit është 120 – vjeçar dhe do të konservohet në muzeun e Shkodrës.

Suzana Kurraj, banore e “Kullës së sahatit” shpreh keqardhje që kohëtreguesi publik nuk punon,  ndërsa shton se e ka ëndërr që ta shohë sërish në punë.

Mirëmbajtësi i sahatit, Ermir Dibra thotë se janë të shumtë ata që e kanë pyetur se kur do të vihen në funksion, ndërsa ka besim se tashmë kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Lajmi për rivënien në funksionim të sahatit të Shkodrës, e ka dhënë i pari kryebashkiaku Benet Beci. “Falë orëndreqësit Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali u mësua historiku i këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe të realizohej  pastrimi e mirëmbajtja e mekanizmit të tij.

“Mekanizmi do të bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit”, shkruan kryebashkiaku duke shtuar se po punohet për rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.