Sainz: Hamilton më largoi nga Ferrari
Lewis Hamilton është aq i rëndësishëm për historinë e Formula 1, saqë asnjë ekip nuk do t’i thoshte kurrë “jo” propozimit të tij për punësim. E njëjta gjë ndodhi edhe me Ferrarin, që sapo erdhi rasti i duhur për ta sjellë në Maranello, nuk u desh të mendohej dy herë duke nënshkruar me pilotin anglez duke filluar nga viti 2025.
Një situatë që bëri që “të kuqtë” të duhet të bënin zgjedhje duke përfshirë mos rinovimin e marrëdhënies me Carlos Sainz, i cili tani ka arritur në garat e tij të fundit me Ferrarin. 30-vjeçari spanjoll në fakt është i bindur se pas lamtumirës nga skuadra italiane qëndron ardhja e shtatë herë kampionit të botës.
“Lamtumirë Ferrari? Nuk ka fjalë të këqija nga unë dhe mendoj as nga ata ndaj meje. Është një marrëdhënie që nuk u ndërpre sepse nuk ishim të lumtur me njëri-tjetrin, por për një çështje rrethanore”, shpjegoi Sainz një intervistë me As – Unë mbetem i bindur se nëse Hamilton nuk do të kishte dashur të mbyllte karrierën e tij te Ferrari, unë do të rinovoja”.