Sainz: Jeta është e çmendur, do të kisha bërë betejë sot me Fershtapenin
Karlos Sainz është entuziast për veturën e venë bë dispozicion nga Ferrari. Piloti spanjoll arriti që të fitonte Çmimin e Madh të Australisë me mjaft autoritet falë kohëve të mira të mundësuara nga kokëkuqja.
“Do të kisha bërë një betejë të fortë me Fershtapenin sot. Edhe pse ai më ka mundur shumë herë mendoj se vetura është në lartësinë e duhur”, shpjegoi Sainz.
Vështirësia e kësaj gare ka qenë e një niveli të lartë për pilotin spanjoll pasi vetëm pak ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi hoqi apandesitin. “Ishte një garë fantastike edhe pse nuk ndihesha mirë. Isha disi i ngurtë si pasojë e ndërhyrjes”, tha 29-vjeçari.