Sainz: Provat perfekte, por tani duhet të fitojmë garën

c21f39a0b0974a63b6db05b911c576ab

c21f39a0b0974a63b6db05b911c576ab

Gara në Gjirin Marina premton spektakël me dy veturat Ferrari, të cilat i ndan Mercedesi i Rasëllit. Piloti i të shtunës, Karlos Sainz në fund të një dite të lodhshme, por edhe shumë shpaguese ka komentuar me optimizëm provat zyrtare ku shkëlqeu madje nuk u tërhoq duke bërë një parashikim disi të “ashpër” për garën.

“E shtuna ishte perfekte për mua pasi në të gjitha provat që kam kryer isha thuajse perfekt. Kisha për qëllim që të gaboja sa më pak pasi pista e Singaporit është njëra nga më të vështirat për tu interpretuar dhe mendoj se me vendin e parë që mora përmbusha qëllimin që kisha”, tha piloti spanjoll i Ferrari-t.

“Gara do të jetë tjetër histori pasi aty Mercedes është më e shpejtë se ne (Ferrari). Do të na duhet të bëjmë një garë të madhe nëse duam të marrim një fitore. ‘Pole position’-at e fituar deri më tani nuk më mjaftojnë më, tani dua të fitoj një garë”, tha Sainz.

Garën e Çmimit të Madh të Singaporit do të keni mundësi ta ndiqni të dielën direkt duke nisur nga ora 14:00 në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.