Saktësimi i adresave në Kukës, më shumë problem në qytet krahasuar me zonat rurale
Proçesi i saktësimit të adresave në bashkinë Kukës ende nuk ka përfunduar. Specialisti i gjendjes civile, Rezart Hoxha thotë se është arritur në masën 80 përqind.
“Deri në 80 % i kanë adresat të rregulluara, problem që hasen janë qytetarët e Kukësit me banim në Kukës, por jetojnë në emigrim”, shprehet ai.
Në qytet banorët që kërkojnë adresat përmes referencave janë të shumtë por gjithsesi saktësimin e adresës e cilësojnë të rëndësishme për marrjen e shërbimeve.
Në zona rurale është saktësuar 90% e adresave, ndërsa Pritet që brenda gjysmës së parë të këtij viti të mbyllet proçesi i saktësimit të adresave në të gjithë bashkinë Kukës.