Categories: LajmePolitikë

Sali Berisha komenton operacionin e SPAK: Bosët e krimit nuk u arrestuan

Nga banesa ku po vuan dënimin e arrestit në shtëpi, ish-kryeministri Sali Berisha dha një deklaratë për mediet, duke akuzuar SPAK-un për skemë mashtrimi me operacionin ku u lëshuan 50 urdhërarreste.

Sipas Berishës, bosët e vërtetë të krimit të lidhur me pushtetin shpëtuan edhe në këtë rast, ashtu sikurse ndodhi edhe në çështjen e incineratorëve.

Organizimi i operacioneve false kallpse është një lojë jashtëzakonisht e rrezikshme. Nga 50 mandate, janë ekzekutuar apo arrestuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roja, magazinierë, furnitorë etj. Cili nga bosët u arrestua? Operacioni vetëm sa paralajmëroi bosët ‘ikni, se figuroni në regjistrat e telefonave Sky ECC dhe Encrochat’,” tha Berisha.

Ai u shpreh shpresëplotë se kjo situatë do të ndryshojë dhe kushdo që ka shkelur ligjin do të përballet me drejtësinë.

Garantoj bosët e krimit se kudo që të ndodhen të rikujtojnë pak vitet e mëparshme. Edhe në papafingot më të fshehta ata do të gjenden dhe do të kthehen në Shqipëri për të dhënë përgjigje para ligjit për vrasjet dhe trafiqet e tyre,” deklaroi kreu i Rithemelimit të PD-së.

Për Berishën edhe me këtë aksion, SPAK dëshmoi se është një institucion në shërbim të qeverisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

10 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

10 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.