Sali Berisha: Kreu i qeverisë ka bojkotuar Parlamentin
Para nisjes së seancës plenare, ish-Kryeministri Sali Berisha duke folur për median theksoi se, “Kryeministri Edi Rama,ka një muaj që nuk hyn në Parlament. Nuk respekton Kushtetutën”
Sipas tij, Kushtetuta shkelet në vijimësi dhe se opozita është aty për ta mbrojtur.
“Ne vlerësojmë pa diskutim progres raportin dhe konstatimin e tij se në këtë Parlament, Kushtetuta shkelet me të dyja këmbët. Dje Edi Rama bëri sikur paraqitej në interpelancë dhe sikur tani i doli papritmas ky problem. Edhe në hënë po u nis, në tokë do zbresë prapë dhe do të marrë atë që meriton”, thekson Berisha.
Duke folur për aksionin opozitar, Berisha tha se, asgjë nuk ndalon veprimin tonë. Kur thuhet një aksion pa kthim, do të thotë do të kalojë në të gjitha stadet e veta deri në vendosjen e Kushtetutës.