Sali Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, gjykata rrëzon kërkesën e tij që të marrë pjesë në seancat parlamentare

Sali Berisha do të vijojë të mbetet në ‘arrest shtëpie’ dhe nuk do të lejohet të marrë pjesë në seancat parlamentare të Kuvendit. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar të enjten kërkesën e bërë nga ish-kryeministri, Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Gjatë paradites së sotme avokatët e Berishës parashtruan argumentet e tyre, sipas të cilave, Berisha duhej të lejohej të merrte pjesë në seancat plenare.
Avokati i Berishës flet pas seancës, Gjokutaj: “Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës”.
Avokati i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka folur për median pas mbarimit të seancës.
Gjokutaj ka akuzuar kryministrin duke thënë se, “pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës.
“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.