Lajme

Sali Berisha në konferencën e fundvitit: 2025 do të jetë viti i PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bindjen se do të jetë ai kryeministri mikpritës i samitit të NATO-s, që pritet të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Sipas shefit të qeverisë, Edi Rama, i pranishëm do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Më 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s,” tha kryedemokrati.

Berisha iu përgjigj akuzave të Ramës për çështjen e pensioneve, duke theksuar se gjatë qeverisjes së tij pensionet janë dyfishuar.

Me pensionistët shqiptarë ai ka kryer një krim masiv. Qeverisja e mëparshme i dyfishoi pensionet, mbidyfishoi pensionin minimal, dyfishoi pensionin mesatar dhe rriti me 60–70 për qind pensionin më të lartë,” sqaroi Berisha.

Kryetari i PD-së i dha sërish vëmendjen kryebashkiakut Erion Veliaj, duke publikuar një biletë që provon se data e kthimit të tij nga SHBA-ja është 17 janari dhe jo kur deklaroi kreu i bashkisë së Tiranës.

Tani ai po e mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohet nga Sali Berisha. E tëra kjo është vetëm që të mundet të marrë statusin e azilantit politik,” deklaroi shefi i PD-së.

Si sot një vit më parë, Berisha u izolua në arrest shtëpie, ndërsa thotë se nuk dekurajohet nga cilido vendim i gjykatës në fillim të janarit, pas kërkesës së SPAK-ut për ndryshimin e masës së sigurisë.

SPAK ka bërë dhe bën çdo përpjekje për të zbatuar urdhrin e Edi Ramës. Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me të gjithë potencialin tim,” tha Berisha.

Berisha e quan jo vetëm 2024-ën vitin e opozitës, por edhe vitin 2025, pasi është shpresëplotë se Partia Demokratike do të dalë fituese në garën e 11 majit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

16 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

16 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

16 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

17 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

17 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

17 hours ago

This website uses cookies.