Salianji letër ndërkombëtarëve: Jam i burgosur politik! Denoncova trafikun e drogës, shteti më doli kundër

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu është drejtuar faktorit ndërkombëtar me një letër nga burgu i Fierit, ku thekson detajet e procesit të montuar sipas tij, politikisht.

Në letrën drejtuar ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së, Salianji shkruan se sot skadon dhe afati i zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit- “vonesë që e bën edhe më të dyshimtë këtë gjykatë që operon në kufijtë ekstremë të ligjit- ç’ka do të lejonte mbrojtjen e tij të niste ankimimin kundër vendimit”.

Partia Demokratike thekson se po sot në Tiranë mbërrin një grup europarlamentarësh dhe pjesë e grupit që do të takohet me përfaqësinë Europiane është edhe deputeti socialistë, Fatmir Xhafaj, për denoncimin kundër vëllait trafikant të të cilit u dënua Salianji.

Në letër Salianji thekson detajet e procesit të montuar politikisht ndaj tij, dhe sqaron përfaqësuesit e shteteve perëndimore, aleatë të Shqipërisë, se kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali, dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin, deputet i partisë më të madhe opozitare.

Salianji këtu thekson  ‘si rast të pahasur më parë’ se trafiku ndërkombëtar i drogës bëri bashkë kaq shumë segmente të shtetit.

Ish-deputeti rreshton të gjithë indiciet e përfshirjes së kryeministrit dhe të tjerëve në procesin kundër tij, si dhe një kronikë të plotë të ngjarjes që çoi në dënimin e tij, duke renditur edhe provat shkencore që nuk u morën parasysh nga prokuroria dhe gjykata.

Nënkryetari i grupit parlamentar, në mbyllje të letrës e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, dhe kur vinte pas dy rezultateve pozitive, një në qarkun e Korçës dhe nga një fitore në bashkinë e Kavajës.

Në mbyllje të letrës së tij, Salianji u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.

Sipas Partisë Demokratike, në letrën e tij dërguar përfaqësuesve të huaj u është dërguar edhe kronologjia e plotë e ‘dosjes Xhafaj’.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.