Lajme

Salianji letër ndërkombëtarëve: Jam i burgosur politik! Denoncova trafikun e drogës, shteti më doli kundër

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu është drejtuar faktorit ndërkombëtar me një letër nga burgu i Fierit, ku thekson detajet e procesit të montuar sipas tij, politikisht.

Në letrën drejtuar ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së, Salianji shkruan se sot skadon dhe afati i zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit- “vonesë që e bën edhe më të dyshimtë këtë gjykatë që operon në kufijtë ekstremë të ligjit- ç’ka do të lejonte mbrojtjen e tij të niste ankimimin kundër vendimit”.

Partia Demokratike thekson se po sot në Tiranë mbërrin një grup europarlamentarësh dhe pjesë e grupit që do të takohet me përfaqësinë Europiane është edhe deputeti socialistë, Fatmir Xhafaj, për denoncimin kundër vëllait trafikant të të cilit u dënua Salianji.

Në letër Salianji thekson detajet e procesit të montuar politikisht ndaj tij, dhe sqaron përfaqësuesit e shteteve perëndimore, aleatë të Shqipërisë, se kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali, dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin, deputet i partisë më të madhe opozitare.

Salianji këtu thekson  ‘si rast të pahasur më parë’ se trafiku ndërkombëtar i drogës bëri bashkë kaq shumë segmente të shtetit.

Ish-deputeti rreshton të gjithë indiciet e përfshirjes së kryeministrit dhe të tjerëve në procesin kundër tij, si dhe një kronikë të plotë të ngjarjes që çoi në dënimin e tij, duke renditur edhe provat shkencore që nuk u morën parasysh nga prokuroria dhe gjykata.

Nënkryetari i grupit parlamentar, në mbyllje të letrës e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, dhe kur vinte pas dy rezultateve pozitive, një në qarkun e Korçës dhe nga një fitore në bashkinë e Kavajës.

Në mbyllje të letrës së tij, Salianji u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.

Sipas Partisë Demokratike, në letrën e tij dërguar përfaqësuesve të huaj u është dërguar edhe kronologjia e plotë e ‘dosjes Xhafaj’.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Australian Open: Sinner mposht lehtësisht De Minaur, në gjysmëfinale e pret Shelton

Nuk ka histori ndeshja mes Jannik Sinner dhe Alex De Minaur, e vlefshme për një…

4 minutes ago

Girona, Michel: Të përballesh me Milanin është një ëndërr

"Është një ëndërr e bukur. Duam të përballemi me Milanin duke luajtur lojën tonë", thotë…

5 minutes ago

Milan-Girona, Conceiçao: Të nderojmë historinë e klubit

Girona dhe Champions League, për tu rinisur pas humbjes së rëndë në kampionat ndaj Juventusit.…

7 minutes ago

Real, Ancelotti për lamtumirën: Nuk do jem kurrë unë që do të vendos të largohem

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Salzburgut, Carlo Ancelotti u jep fund zërave…

9 minutes ago

Sparta Praga-Inter, Inzaghi: E dimë rëndësinë e ndeshjes

Te Interi gjithçka është gati për ndeshjen ndaj Spartës së Pragës, në xhiron e parafundit…

12 minutes ago

“Abissnet Superiore” në RTSH, përballje direkte për skuadrat e kreut

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë fundjavë, me ndeshje që…

16 minutes ago

This website uses cookies.