Salianji : Mazhoranca ka djegur Kushtetutën! Po bëjmë betejë për qytetarët

cb6b3a7350274b96a8d1b1470d326d7a

cb6b3a7350274b96a8d1b1470d326d7a

Deputeti i PD-së, Evin Salianji ka reaguar për mediat, pas mbarimit të seancës plenare.

Sipas tij mazhoranca e ka djegur Kushtetutën dhe e miratoi buxhetin për 2024 në mënyrë tinzare, për herë të parë goditet shtresa e mesme

“E ka djeg kushtetutën. Po funksionojnë në kushtet e një junte. Duket qartësisht që nuk po bashkëjetohet në mënyrë demokratike . E pat sot se si në mënyrë tinzare  dhe me vrap u miratua buxheti që për herë të parë godet shtresën e mesme” tha Salianji.

Sipas tij, Forca fizike e krimit në zgjedhje bëjnë të mundur mbajtjen e kësaj ngrehine. E patë sot se si në mënyrë tinëzare dhe me vrap e votoi buxhetin, duke goditur shtresën e mesme dhe qytetarët e thjeshtë. Për herë të parë do të taksohen me 23 % profesionet e lira, ju gazetarët dhe stomatologët, etj.”.

 Ndër të tjera ai tha se, në mënyrë tinëzare dhe me vrap, PS votoi buxhetin i cili për herë të parë godet shtresën e mesme, godet më të rëndësishme për qytetarët në nj demokracil taksim 21% të profesioneve të lira…

“E patë dhe sot që kishte mendime nga deputetë të PD dhe u hodhën poshtë . Kush do që ne të bëhemi palaçot e Edi Ramës, ne nuk bëhemi dot”.

Ndër të tjera deputeti i opozitës theksoi se, “kushdo që merr përsipër të bëhet palaço për ndonjë arsye tjetër, që mund të jenë arsye financiare apo të ndonjë përfitimi të drejtpërdrejtë, është i denjë për ta bërë. Për të gjithë ata që hedhin broçkulla të tipit “po të ishit ju, çfarë do të ndodhte”,  ja ku kishte mendime dhe i hodhën për dy sekonda se nuk pyet për Kushtetutë. Ne nuk po bëjmë betejë përveçse për mijëra njerëz që kanë miratuar këtë Kushtetutës. Nuk po lëmë që vendi të shkojë në një regjim të plotë”,

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.