Lajme

Salianji në burg, avokatët kërkesë në Gjykatë: Të shtyhet ekzekutimi i vendimit

Edhe pse u dorëzua vullnetarisht për të zbatuar vendimin e gjykatës së Apelit që e  dënoi me një vit burg, Ervin Salianji po ndjek hapësirat ligjore me qëllim lirimin e tij. Nëpërmjet avokatëve mbrojtës, Salianji i është drejtuar gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë me kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Apelit, pasi sipas tyre sjell pasoja për deputetin, siç është humbja e mandatit dhe pamundësia për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Ky veprim do ti jepte kohë Salianjit edhe për hapin tjetër ,atë në Gjykatën e Larët për pezullimit të vendimit, e cila do të dorëzohet bashkë me rekursin, në momentin që do të zbardhet vendimi i arsyetuar.

Vetë Salianji lajmëroi se do të intensifikojë denoncimet e një procesit të montuar politikisht, sipas tij, duke përfshirë edhe akuzat për prokurorët dhe gjyqtarët që ishin pjesë e vendimmarrjeve përgjatë këtyre 5 viteve hetimesh dhe gjykimesh ndaj tij në dosjen Babale.

Gjithashtu një tjetër betejë ligjore e Slaianjit do të jetë ajo e dërgimit në Prokurorinë e Posaçme të një kallëzimi për hetimin pasuror të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Dokumenti u firmos nga deputetë të Grupit parlamentar Demokrat dhe pritet që ditën e hënë t’i dërgohet SPAK-ut.

Salianji u transferua një ditë më parë në burgun e Fierit ku do të kryejë dënimin 1 vjeçar të dhënë për të nga Gjykata e Tiranës dhe e lënë në fuqi nga ajo e Apelit, që e shpallën fajtor për kallëzim të rremë në denoncimin se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryente aktivitetin e trafikut të narkotikëve. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

7 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

7 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.