Salianji: PS bazë me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve, çështje e sigurisë kombëtare

salianji

salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji në një deklaratë për media ka deklaruar se Partia Socialiste ka bazë me të dhënat e 910 mijë qytetarëve që siç tha ai, menaxhohen nga patronazhistët e saj.

Salianji theksoi se ndërhyrja në sistemin TIMS është ccështje e sigurisë kombëtare, sepse sikurse u shpreh ai, të dhënat mund të bien në duart e kriminelëve

Kjo çështje, theksoi Salianji ka marrë vëmendjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila kërkoi mbrojtjen e të dhënave personale.

“PS ka bazë me të dhënat personale të 910 mijë qytetarësh që menaxhohen nga patronazhistët e saj.  Çështja e sistemit TIMS mori vëmendjen e Ambasadës së SHBA, e cila kërkoi mbrojtjen e të dhënave personale.

Prokuroria po kërkoi të dhëna të plota. Hetimi për këtë çështje  drejton Ardi Veliu, një person i damkosur se manipulon ngjarje kriminale

Ndërhyrja në Tims çështje e sigurisë kombëtare, të dhënat mund të bien në duart e kriminelëve”, u shpreh Salianji.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.