Salianji: PS dhe Rama do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji paralajmëroi se Rama dhe PS do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita. Në një dalje për mediat Salianji tha se PS nuk ka lidhje me fjalën dhe ligjin.
Pas seancës plenare Salianji u shpreh se në këtë situatë me mazhorancën në parlament, nuk mund të ketë normalitet dhe parlamentarizëm.
“PS nuk ka lidhje me fjalën, ligjin, me zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores. Një seancë siç ishte solemne për Kosovën, PS vendosi që të përdhosë Kuvendin, për ta përdhosur atë. PS nuk ka të drejtë as qeveria, që të rrëzonte 3 komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.
Nuk ka për të pasur normalitet dhe parlamentarizëm kështu. Ne kemi një akt që na bashkon dhe është kushtetuta. Nëse PS nuk e zbaton ne do japim përgjigjen tonë”, tha ai.