Salih Mustafa në Hagë- Apeli i Gjykatës Speciale më 14 dhjetor jep vendimin për ish-luftëtarin e UÇK-së

Salih Mustafa ne Hage

Salih Mustafa ne Hage

Apeli i Gjykatës Speciale më 14 dhjetor jep vendimin për ish-anëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa.

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së më 2 shkurt të këtij viti apeloi vendimin e një viti më parë të Gjykatës Speciale, që e dënoi me 26 vite burg.

Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për tre akuza për krime lufte që përfshijnë ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje së paligjshme, ndërsa e shpalli të pafajshëm për trajtim mizor gjatë luftës së UÇK në vitin 1999.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes faqes së saj zyrtare në internet.

Në aktakuzën e kësaj gjykate thuhet se gjatë muajit prillit të vitit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë dhe roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim për të marrë në pyetje dhe keqtrajtjuar të ndaluarit në kompleksin e ndalimit në Zllash të Kosovës.

Sipas vendimit të Gjykatës Speciale,  Salih Mustafa duhet  të paguajë edhe një shumë prej 207 mijë eurosh si dëmshpërblim ndaj viktimave të krimeve për të cilat u shpall fajtor.

Aktualisht, në Gjykatën Speciale në Hagë po gjykohen 4 ish-drejtues të UÇK-së, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.