Salmon me perime në furrë – Tava perfekte për fundjavën

salmon-1024x576

Përbërësit:

  • 1200 g salmon 
  • 2 qepë 
  • 2 karota 
  • 1 brokoli
  • 5-6 thelpinj hudhra
  • 7-8 kumbulla të thata pa fara
  • 1 limon i shtrydhur
  • 1 limon 
  • majdanoz i freskët ose i tharë
  • kripë, vegeta, borzilok, rozmarinë, piper i zi për shije
  • vaj ulliri
  • gjysmë gote verë e bardhë

Përgatitja:

Fillimisht kriposni peshkun e pastruar nga jashtë dhe nga brenda. Bëni prerje të vogla dhe përhapni të gjithë lëngun e limonit, mbi të por edhe brenda.

Më pas lyejeni mirë me vaj dhe lëreni peshkun të marinohet i mbuluar në frigorifer deri ditën tjetër.

Para se ta vendosni për të pjekur, skuqneni pak peshkun nga të dyja anët me pak vaj ulliri.

Pas skuqjes në një tavë për pjekje vendosni në qendër salmonin dhe përreth perimet e pastruara dhe të prera së bashku me kumbullat e grira.

Shtoni erëzat, hudhrat e grira dhe fetat e limonit, brenda dhe sipër peshkut.

Hidhni përsiër vajin dhe verën e bardhë dhe vendoseni tavën e mbuluar me kapak, për t’u pjekur në 250 gradë celcius.

Pas rreth 20 minutash, hiqni kapakun dhe piqeni edhe për 20 minuta në nxehtësi të reduktuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.