Categories: LajmeSportFutboll

Salzburg-Inter, flasin dy trajnerët

Sot duke filluar nga ora 21:00, Inter do të udhëtojë në Austri për të sfiduar Salzburgun, përballje e vlefshme për raundin e katërt të grupeve të UEFA Champions League. Në prag të përballjes kanë folur dy trajnerët. Për Simone Inzaghin misioni i Interit është i qartë.

“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes, do të na duhet një ndeshje e madhe. Kemi përballë një skuadër shumë të respektuar, e cila gjithmonë ka bërë mirë në Europë”. Salzburgu është një ekip fizik, që vrapon shumë, me lojtarë të shkëlqyer. E dimë që, këtu në stadiumin e tyre, kemi luajtur dhe njohim ngrohtësinë e tifozëve, do të duhet një ndeshje e shkëlqyer e Interit.

Pasi përfundoi i mundur në Milano në ndeshjen e parë, pavarësisht nga një ndeshje cilësore, Salzburgu nuk pritet të dorëzohet lehtë. Austriakët janë të bindur se mund të bëjnë dicka, këtë e thekson trajneri Gerhard Shtrubar.

“Ne kemi nevojë për fitoren, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar që të mos pësojmë gola. Ndeshja zgjat 90 minuta dhe duhet të kemi një strategji të përgjithshme. Do të duhet gjithashtu të jemi të përqendruar dhe nuk duhet të lejojmë hapësira. Do të jetë e rëndësishme të mos u jepet kohë dhe hapësirë lojtarëve të tyre cilësorë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

15 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

15 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

15 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

15 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

15 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

15 hours ago

This website uses cookies.