Samiti Botëror i Grave Kryeparlamentare, Nikolla takim me Macron në Paris
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka marr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Yaël Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në ditën e dytë të Samitit së bashku me gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.
Lajmin e ka ndarë vetë Kryetarja e Parlamentit e cila në një status në facebook shkruan se, ”Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm.”, u shprehh kryetara e Kuvendit pas takimit”.