Samiti Botëror i Klimës- Rama takim me Erdogan dhe Aliyev, më 2 dhjetor deklaratë për energjinë e rinovueshme
Për 12 ditë me radhë, liderë, organizata dhe entitete në mbrojtje të klimës dhe mjedisit, shkencëtarë, studiues dhe partnerë, do të jenë pjesë e paneleve në Samitin më të madh në botë që trajton çështjet e klimës.
Samit botëror të klimës i munguan Presidenti i SHBA- së Xho Biden, Papa Françesku, të cilët nuk iu bashkuan punimeve të Samitit, i cili konsiderohet tejet i rëndësishëm për krizën globale të klimës. Mbreti Charls, Presidenti i Indisë, ish-kryeministri britanik Blair janë disa prej liderëve që i janë bashkuar ngjarjes më të madhe ku përcaktohen objektivat e prioriteteve dhe menaxhohen fondet e fatkeqësive natyrore.
200 mln dollarë u mblodhën në ditën e parë të samitit të klimës në Dubai, në atë që konsiderohet si vendim historik për të mbështetur dëmet e klimës. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermania ishin bashkë financueset kryesore me rreth 100 mln dollarë secila, të ndjekura nga Britania, SHBA dhe Japonia.
Gazetarja Denada Shkodrani ka bërë me dije për RTSH, se Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë Rexhep Tayip Erdogan dhe Presidentin e Azerbajxhanit.
Shkodrani tha se më 2 dhjetor Kryeministri Rama do i drejtohet me një deklaratë Samitit Botërorë të Klimës, ku do të përqendrohet në çështjet e energjisë së rinovueshme pasi Shqipëria synon që deri në 2023-ën të jetë plotësisht e varur nga energjia e rinovueshme.
Çështjet e klimës dhe energjisë mbeten prioritare për OKB pasi vende të ndryshme të botës po përballen me fatkeqësi natyrore dhe probleme me ushqimin.