Samiti i Berlinit/ Hasani mirëpret Presidentin e KE-së

d43139348b814017af5066efdffd42e3
Presidenti i Këshillit Evropian, Çarls Mishel (Charles Michel) mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku është pritur nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Mishel vjen në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.
“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mirëpret në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit i cili zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hasani në rrjetin social Facebook, teksa publikomn dhe pamjet nga mbërritja e Mishel.