Categories: LajmePolitikë

Samiti i Berlinit/ Kryeministri Rama mirëpret liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama po mirëpret para kryeministrisë, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Janë 31 liderë të BE-së dhe 5 të Ballkanit Perëndimor të cilët marrin pjesë në punimet e samitit, që për herë të parë zhvillohet në një vend jashtë Bashkimit Evropian.

Lista kryesohet nga Presidenti I Këshillit Evropian Çarls Mishel (Charles Michel), ndërsa e pranishme është edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lajen, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE-së, Oliver Varheli (Varhelyi),Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, si edhe kancelari Olaf Sholz (Scholz), Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë Aleksandër Enberg nismëtar i kësaj nisme me ish-kancelaren Angela Merkel që i dha jetë nismës që në vitin në 2014.

Po ashtu, pjesë e Samiti, do të jenë edhe kryeministra të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ora 11: 45/ Rama surprizon liderët me performancën e dy artistëve: BE vallëzon, BP pikturon

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të surprizojë liderët e pranishëm për Samitin e Procesit të Berlinit me performancën e dy artistëve të cilët në përfundim të kërcimit, zbuluan pikturën e Giovanni Domenico Cerrini duke dhuruar emocione të veçanta.

Mendova se ishte vendi i duhur, momenti i duhur që të ekspozoja përditësimin e europës, pikturën e Giovanni Domenico Cerrini.

Balerini është një shqiptaro-francez një yll i shndritshëm i baletit bashkëkohor. Dhe i thash që do shkojë shumë mirë, sepse në fakt Ballkani Perëndimor pikturon, BE vallëzon.

Faleminderit për këtë përpjekje deri në mesnatë që të sillnit këtë balet, ndërsa unë luftova për të pasur një mot të mirë, sepse s’mund të kishim një samit të Berlinit me një mot britanik a holandez”, tha Rama.

Ora 11:22/ Abazoviç: Shpresoj që e ardhmja e të gjithëve të jetë në BE

Po ashtu, në një deklaratë për media ka folur edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili u shpreh se mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, është shenjë e mirë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do jetë në Bashkimin Evropian.

“Kryeministri Rama ka afruar gjithë evropën në Tiranë. Kjo është shenjë shumë e mirë dhe shpresoj që e ardhmja e të gjithëve të jetë në BE”, tha Abazoviç.

Ora 11:20/ Rute: Shpresojmë të ndihmojmë për uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Holandës Mark Rutte pasi është përshëndetur përzemërsisht me Kryeministrin Edi Rama ka deklaruar para mediave se do të takohet me Kryeministren serbe, Ana Bërnabicc dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në lidhje me tensionet mes dy vendeve.

“Shpresojmë për deeskalim të situatës. Për sot, do kemi mundësinë për të folur me kryeministrin e Serbisë dhe Kosovës dhe shpresojmë që të ndihmojmë për të ulur tensionet”, tha Rute.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

3 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

4 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

4 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

4 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

4 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

16 hours ago

This website uses cookies.