Samiti i BRICS, presidenti kinez zotohet të rrisë lidhjet me Iranin

Presidenti kinez Xi Jinping zotohet të rrisë lidhjet me Iranin gjatë bisedimeve me homologun e tij Masoud Pezeshkian në Rusi.

Takimi që u mbaj midis të dyve në margjinat e samitit të BRICS ishte i pari i tyre që kur Pezeshkian u zgjodh president pas vdekjes së paraardhësit të tij, Ebrahim Raisi, në një përplasje helikopteri.

Xi u zotua se “pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare dhe rajonale, Kina do të zhvillojë në mënyrë të palëkundur bashkëpunimin miqësor me Iranin”, transmeton agjencia shtetërore, Xinhua.

Premtimi për mbështetje të vazhdueshme vjen ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten mbi luftën e vazhdueshme të Izraelit me militantët e mbështetur nga Irani në Gaza dhe Liban, dhe ndërsa bota pret një përgjigje izraelite ndaj sulmit të fundit raketor të Teheranit.

Në një seancë të BRICS-it më herët sot, Pezeshkian u kërkoi anëtarëve të grupimit që “të përdorin të gjitha kapacitetet e tyre kolektive dhe individuale për t’i dhënë fund luftës në Gazë dhe Liban”.

Ndërkohë Xi përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim, duke thënë se “duhet të ndalojmë vrasjen dhe të punojmë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes palestineze”.

Presidenti kinez ka theksuar më tej se “armëpushimi i hershëm dhe përfundimi i luftës në Gazë janë çelësi për lehtësimin e tensioneve rajonale”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.