Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Osmani: Të vendosen sanksione ndaj Serbisë

vjosa osmani 5.10

vjosa osmani 5.10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Spanjë për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në një deklaratë për media, Osmani është ndalur te sulmi terrorist i 24 shtator në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Osmani deklaroi se në këtë samit, do të kërkojë mbështetjen e liderëve europianë për sanksione ndaj Serbisë në mënyrë që agresione të tilla të mos përsëriten më.

Po ashtu, Presidentja theksoi se do të kërkojë ndihmën e europianëve për sigurimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është kohë e vështirë për vendin tim që u sulmua nga grupet terroriste serbe më 24 shtator. Shpresoj që të kem mundësi që të flas me liderët për masat e sanksioneve ndaj Serbisë në mënyrë që këto akte agresioni të mos kryhen më asnjëherë.

Do kërkojmë ndihmën e liderëve evropianë për të siguruar kufirin mes Kosovës e Serbisë pasi është thelbësore për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

 Ju mund të imagjinoni që kur Serbia lejon milicinë të fusë armë në Kosovë nëpërmjet grupe terroriste, nesër ata marrin armët kudo tjetër. Duhet të punojmë së bashku për të ndaluar akte të tilla terroriste. S’ka arsye për t’u takuar pa u miratuar sanksione ndaj Vuçiqit. Sanksionet fillimisht, pastaj flasim për të tjerat”, tha ajo.

Sipas Osmanit, fillimisht duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë pastaj mund të shkohet drejt bisedimeve.

E pyetur nëse do të ketë takim me presidentin e Serbisë, ajo tha “nuk ka arsye për takim para sanksioneve… sanksione së pari pastaj mund të dialogojmë…”, tha ajo.

Më tej, Presidentja u shpreh se shpreson që Spanja të ndjekë linjën e shtetevce të tjera që do të marrin masa kundër Serbisë, për agresionin e 24 shtatorit, e për të cilën, sipas saj, ka prova të qarta se nuk do të ndihmojnë paqen e stabilitetin në Europë e rajon.

 “Spanja është shtet që po kontribuon në paqe dhe stabilitet në tërë kontinentin, shpresoj se do ta kuptojnë se mbështetja e një agresori për të cilët ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Shpresoj se Spanja do ndjekë linjën e shteteve të tjera që të marrin masa kundër Serbisë për këtë akt që ka kryer jo vetëm ndaj Kosovës por edhe kundër paqen dhe sigurisë së tërë Evropës”, theksoi Osmani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.