Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Rama mbërrin në Spanjë, shoqërohet nga Rishi Sunak
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Granada të Spanjës ku po merr në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Kreu i ekzekutivit është shoqëruar nga homologu britanik Rishi Sunak.
Pas Ramës kanë mbërritur dhe disa prej liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, sikurse Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në Granada të Spanjës 47 liderë evropianë dhe të Ballkjanit Perëndimor, mblidhen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të trajtojë krizat më emergjene ndërkombëtare sikurse janë: lufta në Ukrainë, situata në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit, e ardhmja e BE-së, digjitalizimi, tranzicioni i gjelbër i ekonomisë, çështjet e energjisë, etj.
Ky është takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar në tetor 2022 në kryeqytetin çek Pragë me qëllim të nxitjes së dialogut midis vendeve evropiane dhe për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit.